Sherifi tallet me letrën e Kurtit për qendrat perëndimore: Ato nuk janë sikur qendrat e VV-së

Prishtinë | 19 Sht 2023 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, ka ironizuar me letrën që kryeministri Albin Kurti ua ka dërguar qendrave perëndimore, e cila ka të bëj me ankesat që ka ndaj përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Zyrtari i Nismës ka thënë se Uashingtoni, Brukseli, Berlini, Roma dhe Parisi nuk janë qendra e VV-së të cilat miratojnë çdo kërkesë të Kurtit.

“Mirë është me i tregu dikush kryeministrit Albin Kurti se Qendrat e Vendosjes në Uashington, Berlin, Paris e Romë … nuk janë sikur Qendrat e VetëVendosjes, të cilat bëjnë amin çkado që u thot ky. Ku, herë ju thot e bëj zajednicën e herë nuk e bëj! E ato pastaj i thonë, qysh të thush ti shef, nëse e bëjnë tjerët është e tradhëti, nëse e bën ti është e patriotizëm!”, ka shkruar Sherifi.

Të ngjashme