Sherifi: U deshën 20 vite që Fehmi e Xhevë Lladrovci të rikthehen në bronz

Prishtinë | 22 Sht 2018 | 14:57 | Nga

Sot janë bërë 20 vite nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit. Ata i ka përkujtuar edhe Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën. Por, ka kritikuar shtetin se vonë është kujtuar për ta.

Sherifi ka thënë se u deshën 20 vite për t’i rikthyer ata në bronz.

Postimi i tij i plotë:

“Sot bëhen 20 vite nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.

Kur e kërkonte atdheu, ata ishin në kohën e duhur aty ku duhej!

Ne, si shpesh të vonuar kur duhet të mbrohet liria e Kosovës, të cilën e fituam me gjakun dhe mundin e tyre, përsëri u vonuam.

Në altarin e lirisë ata hynë me shpejtësi të rrufesë, për t’i rikthyer në bronz neve na u deshtën 2 dekada!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme