Sheshel: Serbia duhet të dijë se ku të rreshtohet për Sirinë

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 13:20 | Nga

I dënuari nga Haga për krime lufte dhe lideri radikal, Vojislav Sheshel, ka thënë se Serbia duhet të dijë ku të rreshtohet në rastin e Sirisë. Sheshel ka thënë se Serbia duhet të përkrah liderin sirian, Bashar Al-Assad.

“Qeveritarët sirianë dhe populli sirian pati dënuar agresionin ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999”, ka thënë lideri radikal serb, Seselj, transmeton gazetametro.net

“Forcat perëndimore kanë thënë se mund të godasin por ato e ruajnë veten. Ata kanë hedhur raketa pa ndonjë cak. Dhjetëra ndërtesa janë demoluar, asnjë nuk është vrarë dhe asnjë fabrikë e armëve kimike në Siri nuk është shkatërruar’, ka shtuar ai më tej.

Ditë më parë treshja ShBA-Britani-Francë kishin ndërmarrë sulme ushtarake të koordinuara ndaj caqeve të caktuara të qeverisë siriane me qëllim për të shkatërruar aftësitë e regjimit sirian për të ndërmarrë sulme të tjera kimike në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme