Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka publikuar një fotografi të projektit për shndërrimin në shesh të rrugës nga “Hotel Grand” deri tek semaforët tek “Katedralja”.
Ai ka thënë se Komunës së Prishtinës i mbetet vetëm të implementojë projektin pas ndihmës që ka marrë nga Banka Botërore dhe një studio e arkitekturës.
“A jeni për?
Falenderoj Bankën Botërore dhe studion e arkitekturës SuperËien për zgjidhjet urbane që na kanë ofruar! Tani neve na mbetet të vazhdojmë me implementim të këtij projekti!
Sheshi i Prishtinës vazhdohet deri tek Katedralja!”, ka shkruar Zogaj.