Shevchenko me kërkesën e tij rrezikon miqësoren me Shqipërinë

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 14:23 | Nga

Në kuadër të ndeshjeve miqësore që pritet të zhvillohen këto ditë, Kombëtarja e Shqipërisë sonte e zhvillon takimin me Kosovën, kurse miqësoren e dytë, kuqezinjtë e kanë kundër Ukrainës më 2 qershor.

Ndeshja Shqipëri – Ukrainë, ishte paraparë të zhvillohej në stadiumin “Parc des Sports” në Evian të Francës, mirëpo përzgjedhësi i ukrainasve, Andriy Shevchenko, ka dërguar një kërkesë drejt UEFA-s dhe FIFA-s, ku kërkon që lokacioni për zhvillimin e takimit të ndryshohet.

Ajo çfarë e bënë të çuditshme kërkesën e Shevchenkos, nuk është terreni, mirëpo kushtet tjera.

Sipas teknikut 41-vjeçar, kapaciteti i cili është mbi 15.000 ulëse dhe siguria e stadiumit janë problem sipas ukrainasve.

Organizatorët e të dyja palëve po negociojnë për të vendosur kushte të reja, por ende nuk ka një vendim përfundimtar për këtë çështje, derisa thuhet se me këto ndryshime, mund të rrezikon edhe mbajtja e miqësores.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme