Shevchenko synon të bëhet trajner i Milanit

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Andriy Shevchenko e ka zbuluar ambicien e tij për t’u bërë trajner i Milanit një të ardhmen, ndonëse e ka ofruar mbështetjen për ish-bashkëlojtarin e tij, Gennaro Gattuso.

42 vjeçari tani shërben si trajner në vendlindje, në Ukrainë, mirëpo ish-klubi i tij vazhdon që t’i rrijë në mendje.

“Milani është një klub që është pjesë e jetës time”, ka thënë Shevchenko DANZ.

“Sidoqoftë, jam i nxënë me kombëtaren e Ukrainës tani për tani, dhe Gattuso tashmë po bëjn një punë shumë të mirë”.

“Sigurisht, do të doja që ta trajnoj Milanin një ditë, sepse jam shumë i lidhur me ta, me tifozët dhe me ish-bashkëlojtarët e mi”.

Të ngjashme