Shfaqen grafitet “PROntoKURORIA” dhe “PROkunkuruRIA” në Prishtinë

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Pas emërimit në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës të ish-deputetit të PDK-së, Bahri Hyseni në qendër të Prishtinës janë shfaqur dy grafite.

Dihet se Hyseni ishte protagonist në aferën e përgjimeve “Pronto”, në një bisedë me ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, të cilit i kishte thënë se ai nuk ka konkurruar për anëtar të Bordit të KOSTT-it.

E në grafitet e reja paraqiten të bashkuara fjalët “konkuru” dhe “Prokuroria”, duke aluduar në postin e ri të Hysenit, transmeton Koha.net.

Koha.net ka siguruar pamjet nga këto grafite ku në mur është shkruar “PROntoKURORIA” dhe “PROkunkuruRIA”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme