Aktgjykimi i “Prontos”: Prokuroria nuk i akuzoi personat që ishin përgjegjës për punësime

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 07:09 | Nga Ekonomia Online

Mbi 50 faqe është vëllimi i aktgjykimit lirues në rastin e njohur si “Pronto”, ku të akuzuar janë zyrtarë të PDK-së. Sipas aktgjykimit lirues, që u është dërguar palëve, Prokuroria Speciale përmes aktakuzës dhe provave të prezantuara nuk ka arritur të bindë Gjykatën Themelore në Prishtinë se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen.

Argumenti i parë i trupit gjykues i kryesuar nga Shashivar Hoti është se në kohën kur është ngritur aktakuza, i pandehuri Adem Grabovci ka qenë deputet. Sipas aktgjykimit ai nuk ka pasur pozitë zyrtare që t’i zgjedhë anëtarët e komisionit për përzgjedhjen e kryeshefit të Agjencisë Kosovare për Produkte Mjekësore, shkruan sot Koha Ditore.

“I pandehuri Adem Grabovci, gjatë periudhës kohore për të cilën pretendon prokuroria, ka qenë deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe i njëjti person nuk ka pasur asnjë pozitë zyrtare apo autorizim zyrtar, mandat ligjor ose ndonjë kompetencë lëndore për të caktuar anëtarët e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e kryeshefit ekzekutiv në Agjencinë për Produkte Mjekësore”, thuhet në aktgjykim.

Aktakuza e ngarkon Grabovcin që ka ndikuar në Komision përzgjedhës në atë mënyrë që në këtë pozitë të zgjidhet kryeshefe Arbenita Pajaziti. Por aktgjykimi thotë se Pajaziti nuk ka qenë kurrë kryeshefe e këtij institucioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme