Ekonomia Online
FUNDIT

Shi dhe borë gjatë pesë ditëve të ardhshme

Shi dhe borë gjatë pesë ditëve të ardhshme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion stabil atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat nga pasditja e së martës dhe të mërkurën do të shoqërohen me reshje shiu […]

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion stabil atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat nga pasditja e së martës dhe të mërkurën do të shoqërohen me reshje shiu të përziera me borë, kurse në viset e larta do të ketë reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Të ngjashme