Shi e mjegull, moti për sot dhe nesër

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 07:08 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend. Sipas IHMK-së, këto dy ditë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Të enjten nuk parashihen reshje pos ndonjë rigë e izoluar. Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Të enjten nuk parashihen reshje pos ndonjë rigë e izoluar. Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme