Fëmijët shqiptarë që kërkojnë azil në vendet evropiane ndahen në dy kategori, sipas të dhënave të Eurostat. Ata që kanë qenë të shoqëruar me prindërit dhe të tjerë të pashoqëruar.
Shifra në total është e frikshme. Mbi 11 mijë e 700 emra fëmijësh të regjistruar si aplikantë në azil. Gati 11 mijë kanë qenë të shoqëruar nga prindërit, ndërsa 755 prej tyre kanë qenë të mitur të lënë në mëshirë të fatit në rrugët e vendeve të huaja.
Të gjitha aplikimet janë bërë vetëm në një vit, raporton Abcnews. Zyra Europiane e Statistikave, EUROSTAT, saktëson se numri më i madh i tӫ miturve kanë aplikuar për azil në Britaninë e Madhe.
Rreth 93% e azilkërkuesve të mitur janë djem dhe vetëm 7% vajza të mitura të pashoqëruara. Kështu, sipas EUROSTAT, gjatë vitit 2016 në Britaninë e Madhe kërkuan azil 405 të mitura shqiptare, në Gjermani 115 dhe në Suedi 105 të tjerë.