Nuk kanë të ndalur lajmet e këqija nga Franca sa i përket pandemisë së koronavirusit.
Autoritetet njoftojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 464 mijë raste të reja me COVID-19, shifra këto që nuk ishin regjistruar asnjëherë në këto dy vite.
Megjithatë, qeveria franceze nuk iu frikësohet këtyre të dhënave.
Zëdhënësi Gabriel Attal tregon se tashmë rastet me virusin Delta, që ishte më i rrezikshëm kanë pësuar ulje dhe shtoi se vala e Omicron mund të jetë në pikun e saj, por që shumë shpejt do të bie.