Shillova, heroi i Feronikelit 74 ia kushton golin e fitores gruas së ndjerë dhe vajzës

Prishtinë | 01 Qer 2024 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Alban Shillova ishte heroi i Feronikelit 74, duke e mbajtur ekipin edhe për një sezon në Superligën e Kosovës.

Shillova e realizoi golin e vetëm në këtë takim, në minutën e 97’, kundër Prishtinës së Re, ndeshje e vlefshme në kuadër të barazhit.

Ai në fillim të këtij viti kishte një tragjedi, pasi gruaja e tij vdiq në moshë të re.

Shillova këtë sukses ia ka kushtuar gruas së tij të ndjerë dhe vajzës së tij, duke pozuar një fotografi me mbrojtëset ku shihen ato.

Megjithatë, përkundër të gjitha vështirësive Shillova tregon që është ndër sulmuesit më të mirë në elitën e futbollit kosovar.

Mbetet për t’u parë nëse sulmuesi prishtinas do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm te ekipi nga Drenasi.

Të ngjashme