Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Poloni.
Në njoftim ata kanë falënderuar të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 10 shtator, në mbështetje të ekipit kombëtar.
Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve kuqezi, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin Kombëtaren e zemrës së tyre.
Ndeshja do të zhvillohet më 10 shtator në stadiumin “Air Albania”.