Shitja e Berishës shkakton pakënaqësi në Norvegji

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Veton Berisha ka pasur start të mirë me Hammarbyn në elitën e futbollit të Suedisë, por gjërat nuk janë mirë të ish-skuadra e tij norvegjeze.

Vikingu ishte në krye të tabelës në futbollin elitar të Norvegjisë para se të shitej sulmuesi shqiptar, por që nga largimi i tij te Hammarby, nuk e ka fituar asnjë ndeshje në ligë. Vikingu tani është në vendin e gjashtë.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët e Vikingut.

Pas disfatës në vikend nga Rosenborgu, tifozët kanë shkruar e kënduar në kor ndaj zyrtarëve të klubit.

“Shumë para, pa ambicie”, “Respektoni tifozët! Pa ne, ju nuk jeni asgjë”, “Pesë vite ndërtim, tre muaj për të rrënuar gjithçka”, kanë qenë disa prej thirrjeve e shkrimeve të tifozëve të skuadrës.

Berisha me Hammarbyn ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim në gjashtë ndeshje.

Të ngjashme