Silvio Berlusconi raportohet se është në hetim për pastrim parash lidhur me shitjen e Milanit te Yonghong Li.
Bisedimet për shitje zgjatën me muaj, para se marrëveshja të kompletohej në prillin e vitit 2017.
Sipas gazetave italiane “La Stampa” dhe “Secolo XIX” Milani ishte në borxhe të thella dhe çmimi i operacionit për shitje ishte 720 milionë euro.
Sot, të dy gazetat italiane kanë raportuar se Milani është shitur për 300 milionë më shumë sesa vlera që kishte.
Në këtë hetim janë të përfshirë Berlusconi, kompania e tij Fininvest dhe Yonghong Li.