Rruga Pejë-Kuçishtë-Bogë është bllokuar, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve, pas reshjeve të pandërprera të shiut.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në një postim në faqen e tij në Facebook.
“Qytetarë të Pejës me rrethinë, reshjet e dendura të ditës së sotme kanë bërë që rruga nacionale N9, segmenti Pejë-Kuçishtë-Bogë, konkretisht të Shtupeq i Madh, kilometri i 13-të, ka pasur rrëshqitje të dheut e të gurëve”, ka shkruar Lekaj.
Ministria e Infrastrukturës ka ndërhyrë përmes kompanive të mirëmbajtjes dhe sipas Lekajt, edhe në orët e mbrëmjes po punohet që të lirohet për qarkullim kjo rrugë.
“Reshjet po vazhdojnë e kjo mund të përkthehet në rrëshqitje të tjera në këtë segment, prandaj ju paralajmërojmë që të jeni të kujdesshëm gjatë lëvizjeve”.
“Ne do të vazhdojmë të jemi në krye të detyrës sipas nevojës, prandaj një mirëkuptim dhe kujdes i dyanshëm do të nënkuptojë siguri më e madhe për të gjithë gurëve”, ka theksuar ministri Pal Lekaj.