Shkaqet e arrestit kardiak

Prishtinë | 21 Sht 2024 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Shkak i menjëhershëm i arrestit kardiak është në përgjithësi prishja e ritmit normal të zemrës (aritmia), shkaktuar nga probleme të sistemit elektrik të zemrës. Ndryshe nga muskujt e tjerë të trupit të njeriut të cilët kanë lidhjet nervore nga ku marrin stimulin që u duhet për funksionin e tyre, zemra ka stimuluesin e vet elektrik, një grup qelizash të specializuara të quajtura nodi i sinusit.

Nëse ndodh një problem në nodin e sinusit kjo sjell çrregullim të ritmit. Jo të gjitha aritmitë janë malinje, një pjesë e tyre janë serioze dhe mund të çojnë në ndalimin e funksionit të zemrës (arrest kardiak).

Shkaku më i shpeshtë i arrestit kardiak është një aritmi që quhet “Fibrilacioni Ventrikular”, ku impulse elektrike të shpejta dhe të çrregullta bëjnë dhomat e zemrës vetëm të dridhen dhe jo të kryejnë funksionin e tyre të pompimit të gjakut. Ndër shkaqet e tjera janë dhe brakikarditë (ulja e rrahjeve). Në 10% të rasteve këto janë aritmi ku ritmi i zemrës është shumë i ulët.

Sëmundjet kardiake që mund të çojnë në arrest kardiak

Aritmitë që rrezikojnë jetën në përgjithësi ndodhin në personat me probleme kardiake të mëparshme si:

  1. Sëmundja e arterieve koronare
  2. Ataku kardiak ose infarkti i miokardit
  3. Zmadhimi i zemrës
  4. Patologjitë Vaskulare
  5. Sëmundjet e lindura të zemrës
  6. Problemet elektrike të zemrës

Faktorët e rrezikut

Edhe faktorët e rrezikut për sëmundje koronare rrisin gjasat për arrest kardiak.

Ato janë:

• Historia familjare
• Hipertensioni
• Kolesteroli i lartë
• Obeziteti
• Diabeti
• Standardi i jetesës
• Përdorimi i alkoolit

Faktorët të tjerë janë:

• Arrest kardiak i mëparshëm
• Mosha
• Gjinia (meshkujt janë më të prekur)
• Përdorimi i drogave
• Historia familjare me probleme kardiake

Parandalimi

Nuk ka një mënyrë të sigurt për të ditur rrezikun e arrestit kardiak, por ndryshimi i stilit të jetesës, kontrolli i vazhdueshëm te mjeku ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. (Spitaliamerikan.com)

Të ngjashme