I propozuari për këshilltar të Kryetares së Kuvendit, Pal Shtufi ka reaguar pas iniciativës për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënrkyetares së LDK-së.
Ai e ka cilësuar këtë iniciativë të Isa Mustafës si korrekte, raporton Gazeta Blic.
“Asgjë e keqe nuk është, nëse Vjosa nuk pajtohet me politiken e partisë së saj dhe ndershmërisht të kalojë në LVV, ose të formojë ndonjë subjekt të ri, e jo të bëhet model i trishtë për gjeneraten e re: RRI NË LDK E NDIHMO LVV!”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
SHKARKIMI I VJOSA OSMANIT ËSHTË KORREKT
Nëse si shoqëri nuk arrijmë të heqim dorë nga hatri, duke e zëvendësuar atë me parimet dhe normat e demokracisë, dijeni që larg çdo prosperiteti politik dhe social jemi.
Siç e dini, Vjosa Osmani është bë shembulli më i keq i pabesisë politike në Kosovë. Shembujt e panumërt tregojnë se si ajo, duke qenë nënkryetare e LDK-së, vepron, voton dhe lobon gjithëkohën në dëm të LDK-së dhe në të mirë të rivalit të saj politik, LVV.
Asgjë e keqe nuk është, nëse Vjosa nuk pajtohet me politiken e partisë së saj dhe ndershmërisht të kalojë në LVV, ose të formojë ndonjë subjekt të ri, e jo të bëhet model i trishtë për gjeneraten e re: RRI NË LDK E NDIHMO LVV!
Propozimi i Isa Mustafës për shkarkimin e Vjosës si nënkryetare e LDK-së, është korrekt, i bazuar dhe shumë i nevojshem për qartësimin politik të vetë Vjosës si dhe të LDK-së si parti.
Gabimet duhet të ndëshkohen!
PS:
Po të kishte qenë Vjosa në tjetër parti, moti e kish hanger uki…