Shkarkohet agjenti i FBI-së që kritikoi Trump-in

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 19:42 | Nga

Agjenti i FBI-së, Peter Strzok, i cili u kritikua nga republikanët për dërgimin e tekst mesazheve me përmbajtje politike kundër presidentit amerikan, Donald Trump, është shkarkuar nga Byroja, ka bërë të ditur avokati i tij, Aitan Goelman.

Strzok është personi i tretë i rangut të lartë që shkarkohet nga FBI gjatë administrimit të Trump.

Vendimi për të shkarkuar agjentin special, Agent Strzok, nuk është vetëm një devijim nga praktika tipike e Byrosë, por gjithashtu bie në kundërshtim me dëshminë e drejtorit Wray kur ka dëshmuar para Kongresit se FBI synonte të ndiqte procesin e rregullt në të gjitha çështjet e personelit”, ka shtuar avokati Goelman.

Goelman ka thënë se shkarkimi i klientit të tij ishte politikisht i motivuar dhe se tekstet e tij përfaqësonin fjalimin politik të mbrojtur me Amendamentin e Parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme