Komisioni i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve”, ka marr vendim sot që të shkarkojë Bordin e kësaj ndërmarrjeje, dhe të caktojë anëtarët e rinj.
Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media nga komuna e Prishtinës, përcjell lajmi.net.
Siç thuhet në njoftim, anëtarët e rinj të Bordit, janë: Faton Raçi, Anita Morina Saraqi, Afërdita Syla Ismaili, Fatmir Morina.
“Komisioni i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve”, ka marr vendim sot që të shkarkojë Bordin e kësaj ndërmarrjeje, dhe të caktojë anëtarët e rinj, që mënyrë që të vazhdohet me reforma. Anëtarët e rinj të Bordit, janë: Faton Raçi, Anita Morina Saraqi, Afërdita Syla Ismaili, Fatmir Morina”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.