Shkarkohet drejtoresha e Qendrës Shëndetësore, mori pjesë në fushatë

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 13:20 | Nga

Kanë vazhduar shkarkimet nga ministrat teknikë të Lulzim Bashës për përfshirjen e administratës në fushatë zgjedhore në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur pezullimin e drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 1, Lushnje, e cila dyshohet se ka marrë pjesë në fushatë dhe për më tepër ka detyruar edhe vartësit.

Pezullimi është bërë deri në sqarimin e plotë të situatës, raporton Lapsi.al.

Po sot Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës për risjelljen në vëmendje të respektimit të urdhrit të Kryeministrit për mospjesëmarrjen në fushatë elektorale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme