Hajdar Hoxha është shkarkuar sot nga pozita e kryeshefit të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).
Vendimin e ka nxjerrë sot Bordi i Ndërmarrjes Publike Banesore.
Lajmi u bë i ditur nga Leutrim Retkoceri, asamblist i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
“Menaxhmeti i ri i Ndërmarrjes Publike Banesore do të filloj menjëherë reformat, për të ndërtuar politika menaxhuese transparente dhe në shërbim të plotë të qytetarëve të Prishtinës”, tha Retkoceri.