Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin e sotëm antidrogë të zhvilluar në Mitrovicën e Jugut dhe në Fushë Kosovë, i cili ka rezultuar me konfiskimin e mbi 56 kg drogë, të llojit marihuanë, dhe arrestimin e pesë personave. Ky grup sipas policisë ka bashkëvepruar në Shqipëri dhe Kosovë.
Policia njofton se si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore fillimisht në lagjen Uglar të Fushë Kosovës është identifikuar i dyshuari (transportieri) i parë (S.B,) i cili drejtonte një veturë të tipit Mercedes, me të cilën transportonte substancën narkotike të fshehur në bunkerin e modifikuar të veturës.
Më pastaj përmes Pikës Kufitare Vërmicë ka hyrë edhe i dyshuari i dytë (B.R,) me veturën e tij po ashtu të tipit Mercedes, i cili ka vazhduar në drejtim të Mitrovicës Jugu ku e priste personi i tretë (N.M,), me të cilin kanë vazhduar në shtëpinë/garazhin e të dyshuarit e cila gjendej në fshatin Vaganicë.
Bazuar në planet taktike të hetuesve policorë të DHTN-se dhe njësiteve policore, të njejtit kanë reaguar duke i arrestuar të dyshuarit në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit të dytë dhe të tretit i cili gjendej në garazh, janë zbuluar po ashtu bunker të modifikuar.
Si vazhdimësi e kontrollit dhe bastisjes së automjeteve (të tria të tipit mercedes), dy prej tyre me targa të Shqipërisë, një me targa vendore si dhe bastisjes së shtëpisë, janë arrestuar edhe personi i katërt dhe i pestë, të dy me inicialet (A.M,).
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar dëshmitë si në vijim:
-(56 kg 81 gr) substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë,
-(3) vetura të tipit Mercedes (dy me targa te Shqipërisë një me targa vendore, që të tria me bunker të modifikuar në të njëjtën mënyrë),
-(7) telefona celular,
-(10507) euro (dhjetëmijë e pesëqind e shtate euro) si dhe disa monedha Lek te Shqipërisë dhe Denar te Serbisë.
Postimi i plotë i policisë bashkë me pamjet e drogës: