Nicolas Pepe ka shkëlqyer në ndeshjen e fituar nga Arsenali ndaj Guimaresit në kuadër të Ligës së Evropës.
Arsenali ka arritur të rikthehet nga disavantazhi prej 1-2 dhe të fitojë 3-2 në shtëpi ndaj klubit portugez në kuadër të Grupit F.
Më meritori për këtë fitore me rikthim të Topçinjve ishte transferimi rekord i klubit, Pepe, i cili erdhi në verë nga Lille për 80 milionë euro.
Pepe u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të në vend të Alexandre Lacazzette për të shënuar dy gola, të cilat ia sollën fitoren klubit londinez.
Sulmuesi i talentuar të dy gola i shënoi nga goditjet e dënimit dhe vërtetë ishin brilante për nga bukuria dhe saktësia, transmeton telegraf. Golat e Pepes erdhën në minutën e 80-të për 2-2 dhe 90+ për rezultatin përfundimtar 3-2.