Shkëmbimi i territoreve mos të jetë pjesë e dialogut

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 08:31 | Nga

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), njëherësh kryetar i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të mos lejojnë që shkëmbimi i territoreve të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se as çështja e kufijve administrativë nuk duhet të jetë pjesë e agjendës së dialogut dhe se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë në kuadër të kompetencave të Kushtetutës së Kosovës.

Bahtiri i ka bërë thirrje spektrit politik t’i anashkalojnë partitë dhe të arrijnë pajtim në mënyrë që Kosova të përfaqësohet me njerëz të devotshëm dhe të aftë në bisedimet me Serbinë.

Ai ka thënë se në këtë proces duhet të shkohet me një platformë të përbashkët, të studiuar mirë, dhe që Kuvendi duhet ta ketë rolin kryesor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme