Një punim i fundit shkencor zbuloi se tiparet që tentojnë t’i bëjnë njerëzit vonë në kohë, janë të njëjtat tipare që i bëjnë ata të jetojnë një jetë më produktive dhe më të gjatë.
Shkenca ka treguar se stresi është tepër i keq për shëndetin në përgjithësi. Njerëzit të cilët janë vonë ndihen më pak të stresuar, pa u shqetësuar për kohën dhe përgjithësisht më të relaksuar.
Kjo mund të çojë në ulje të tensionit të gjakut, rreziqe më të ulëta të sëmundjeve të zemrës, shëndet më të madh kardiovaskular dhe shans më të ulët të depresionit.
Optimizmi gjithashtu mund të ndikojë në produktivitetin dhe suksesin. Një studim midis shitësve zbuloi se optimistët shitën 88 për qind më shumë se kolegët e tyre pesimistë.
Herën tjetër kur dikush është në vonesë për festë, mbani në mend se mund të jenë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më produktivë.