Shkenca thotë se trupi dhe truri i babait ndryshon kur bëhet prind për herë të parë

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Ndryshime hormonale dhe të stresit dhe me qindra ndryshime tjera- të gjitha këto ndryshime ndodhin në trupin e një nënë gjatë shtatzënisë.

Besohet se babai mbetet pa ndryshime për shkak se ai nuk e mban fëmijën. Studime të ndryshme kanë treguar se meshkujt po ashtu përjetojnë ndryshime hormonale, neurologjike dhe ndryshime në sjellje kur bëhen me fëmijë për herë të parë.

Në këtë artikull do të i gjeni disa ndryshime që ndikojnë tek  meshkujt kur ata bëhen më fëmijë, raporton “The indepedent”, transmeton lajmi.net.

Niveli i testosteronit bie, testosteroni është një hormon i meshkujve që zhvillon produktivitet tek meshkujt dhe i motivon ata të gjejnë partnere. Besohet se ky hormon bie në 34% kur ata bëhen prindër.

Niveli i oksitocinës rritet, shkencëtarët kanë studiuar lidhjen në mes ndikimit të një babai tek zhvillimi i një fëmije, dhe kanë ardhur në një përfundim interesant. Me sa duket, prindërit meshkujt të cilët luajnë më shumë me fëmijët e tyre kanë edhe nivel më të lartë të këtij hormoni, në krahasim me ata meshkuj të cilët nuk luajnë dhe nuk kujdesen shumë për fëmijë. Ky hormon është përgjegjës për relaks, dashuri, gjëra pozitive etj.

Truri i babait ndryshon po ashtu

Truri i meshkujve përjeton të njëjtat ndryshime si nëna pas shtatzënisë. Këto ndryshime lidhen kryesisht me rritjen e vetëdijes së një mashkulli që është duke u bërë baba dhe të i zhvillon aftësitë e prindit.

Meshkujt mund të përjetojnë depresion pas lindjes njëjtë sikur gratë. Ky depresion ndodh zakonisht pas shtatzënisë dhe lindjes. Pothuajse 10% e meshkujve preken njëjtë me këtë lloj depresioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme