Shkenca zbulon medikamentin që mund t’i eliminojë të gjitha qelizat e kancerit

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët kanë zhvilluar një medikament të ‘kalit të Trojës’, që mund të eliminojë qelizat e kancerit.

Qasja e re përfshin lidhjen e një trajtimi kimioterapeutik me yndyrën, të cilat përdorin tumoret si lëndë djegëse, transmeton lajmi.net.

Yndyra merret nga qelizat malinje me terapinë e eliminimit të qelizave të kancerit. Sapo të futet brenda një tumori, ilaçi aktivizohet dhe i mposhtë ato.

Hulumtuesit testuan qasjen duke përdorur paclitakselin e medikamentit. Ky trajtim eliminon kancerin e eshtrave, pankreasit dhe zorrës së trashë, sipas testimeve të kryera në minj laboratorik.

Hulumtimi u krye nga Universiteti i Northwestern dhe udhëhiqej nga Dr Nathan Gianneschi, profesor në Departamentin e Kimisë. 

Të ngjashme