Shkencëtarët zviceranë po mendojnë për një projekt për të përdorur nxehtësinë e verës në ditët e ftohta të dimrit.
Qëllimi i këtij projekti është për të zvogëluar përdorimin e lëndëve djegëse për ngrohje në dimër. Këtë risi e kanë krijuar shkencëtarët që punojnë në laboratorët zviceranë EMPA, duke përdorur hidroksid të përqendruar natriumi (NaOH), nëpërmjet të cilit është ruajtur sasia e ngrohjes.
Shkencëtarët, duke e përdorur faktin që kur uji derdhet në hidroksid natriumi shfaqet reaksioni ekzotermik, ku energjia kimike në NaOH qarkullon në formë të nxehtësisë. Në këtë mënyrë, sasi të mëdha të ngrohjes mund të lirohet nga hidroksid natriumi vetëm duke shtuar ujë.
Gjithashtu avantazh i madh është se ngrohja e “bllokuar” mund të ruhet për muaj apo edhe vjet derisa NaOH përsëri të vijë në kontakt me ujin.
Ndërkohë, laboratorët EMPA po kërkojnë partnerë tregëtar që të ndihmojnë në krijimin e një versioni kompakt të sistemit për përdorimin e saj nëpër familje.