Qyteti i SHBA-së, Miami i cili ka 430 mijë banorë mund të zhduket brenda këtij shekulli nëse parashikimet më të këqija për ndryshimin e klimës dalin të vërteta.
New York Magazine ka bërë një hulumtim duke folur me mijëra klimatologë e hulumtues në fusha të ngjashme për të shikuar se çfarë mund të ndodhë nëse parashikimet ekstreme të ndryshimit të klimës dalin të vërteta e nuk ndërmerren hapa të shpejtë, transmeton koha.net.
“Shumica e njerëzve mendojnë se Miami e Bangladeshi ende kanë një shans për të mbijetuar, ndërsa shumica e shkencëtarëve supozojnë se shanset do të humbin brenda shekullit, edhe nëse ndalojmë djegien e lëndëve fosile gjatë dekadës së ardhshme”, thonë nga New York Magazine.
I vendosur në grykën e lumit Miami në bregun lindor të Floridës, Miami është vetëm 2 metra mbi nivelin e ujit sipas të dhënave të këtij qyteti dhe NASA-s.
Ndërsa Florida e Jugut në tërësi parashikon që të jetë vetëm 60 centimetra mbi nivelin e detit deri në vitin 2060.
Brenda shekullit, një kombinim i shkrirjes polare, emetimeve të karbonit e kolapsit të akullnajave mund të shkaktoj përmbytje katastrofike jo vetëm në Miamie por edhe në Cambridge, Massachusetts, Oakland, Kaliforni, Shën Petersburg, Florida, si dhe katër nga pesë lagjet e New York-ut, sipas National Geographic.