Shkencëtarët e kanë zbuluar një virus misterioz, që nuk është parë më herët, në një liqen të Brazilit.
Virusin e ri e kanë emërtuar me emrin e një sirene, e cila sipas gojëdhënave i mashtronte ushtarët për t’u futur në ujë dhe për t’i mbytur.
Yaravirusi, që e mori emrin nga sirena mitologjike Yara, i ka lënë shkencëtarët të habitur, sepse duket se nuk lidhet me asnjë virus tjetër në botë.
Sipas hulumtimeve, 90 për qind e gjeneve të këtij virusi nuk janë parë kurrë më herët, duke e bërë atë tërësisht të veçantë.
Yaravirusi u dokumentua nga shkencëtarët në janar pasi e hasën papritmas në liqenin Pampulha, afër qytetit Belo Horizonte.
Shkencëtarët e analizuan ADN-në e virusit dhe i gjetën 74 gjene. Vetëm gjashtë prej tyre ishin regjistruar më parë në literaturën mjekësore.
Studimi u krye në Universitetin Federal të Minas Gerais-it. Njëri prej autorëve të studimit tha: “Yaravirusi i zgjeron njohuritë tona për diversitetin e viruseve.
Shkencëtarët besojnë se Yaravirusi është rasti i parë i izoluar i një grupi të panjohur të viruseve ambebale, shkruan “Daily Mail”.