Shkencëtari i famshëm Stephen Hawking ka lëshuar një deklaratë bombë në një leksion që ka mbajtur në Londër në “Imperial College”.
Ai është pyetur nga një ish-student shqiptar në këtë kolegj, inxhinieri Elson Bajrakurtaj, i cili tashmë punon si inxhinier në kryeqytetin britanik.
Pyetja e inxhinierit shqiptar ishte: “A mendoni që inteligjenca artificiale një ditë do të sundojë botën?”.
Dhe përgjigja e Hawking ishte: “ Kompjuterët e dyfishojnë kapacitetin dhe shpejtësinë e tyre një herë në dy vjet mesatarisht, ndërsa qeniet njerëzore evoluojnë brenda mijëra e vjetësh.
Në këtë prizëm, mendoj se pas 100 vjetësh, inteligjenca artificiale do ta tejkalojë atë njerëzore. Dhe kur të vijë ajo ditë, unë shpresoj që ata të kenë të njëjtat qëllime me njerëzit”.
Pyetja e shqiptarit Bajrakurtaj është përzgjedhur si ndër gjashtë pyetjet më të mira drejtuar shkencëtarit.
Më herët për to pati një konkurs mes të gjashtë më të mirave që iu drejtuan shkencëtarit, ishte edhe ajo e shqiptarit.