Një prej ajsbergëve më të mëdhenj të regjistruar ndonjëherë është shkëputur nga Antarktida, duke krijuar një rrezik të ri për anijet që lundrojnë në kontinent.
Shkencëtarët e Universitetit te Swansea njoftojnë se ajsbergu një trilion tonësh, me një sipërfaqe prej 5800 km katrore ishte shkëputur nga akullnaja Larsen C në pjesën lindore të Antarktidës, mes 10 dhe 12 korrikut. Ajsbergu ka qenë shumë pranë shkëputjes prej disa muajsh.
Përgjatë dimrit në Antarktidë, shkencëtarët monitoruan progresin e krisjes së akullnajës përmes sateliteve të agjencisë hapësinore evropiane. Ajsbergët e mëdhenj shkëputen në mënyrë natyrore nga Antarktida, çka nënkupton se shkencëtarët nuk e lidhin dukurinë me ndryshimet klimatike që kanë ardhur si pasojë e njerëzimit.
Gjithsesi akullnajat janë pjesë e gadishullit të Antarktidës, klima e së cilës është ngrohur me shpejtësi në dekadat e fundit.