ShKK-së nga 23 kërkesa i refuzohen 4 për pezullim të vendimit për dënimin e të burgosurve

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 11:44 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për shkak të frikës së përhapjes së virusit Coronavirusit, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kërkuar pezullimin e vendimit të dënimit për 23 persona të dënuar. 

Kjo kërkesë sipas Florent Gashit, zyrtar për Informim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, erdhi duke parë gjendjen e tyre shëndetësore, raporton Ekonomia Online.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës së bashku me Ministrinë e Drejtësisë ka bërë propozimin e pezullimit të vendimit të dënimit për 23 persona të dënuar të cilët janë në gjendje më të rëndë shëndetësore”, tha ai.

Megjithatë, deri më tani katër kërkesa veçse janë refuzuar me arsyetimin se ShKK-ja mund të jap trajtimin e mjaftueshëm shëndetësor për të burgosurit.

“Katër prej tyre janë refuzuar dhe ne jemi në pritje të vendimit për pjesën tjetër. Sipas Gjykatës kompetente këto kërkesa janë refuzuar sepse sipas tyre Shërbimi Korrektues i Kosovës mund t’iu jap tretmanin e mjaftueshëm shëndetësor”, theksoi Gashi.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të burgosur që është infektuar me Coronavirus. 

Ndërkohë, për shkak të masave parandaluese rreth Coronavirusit, Shërbimi Korrektues i Kosovës, që nga data 12 i këtij muaji ka ndaluar të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit deri më 27 mars.

Masat e tjera të ndërmarra nga ShKK:

  • Të burgosurve do t’iu mundësohen telefonata më të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype, i cili tashmë është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe shumë shpejt nëpër të gjitha qendrat;
  • Janë ndaluar transferet nëpër burgje për të burgosurit;
  • Është bërë reduktim të transportit në gjykata dhe prokurori, (vetëm në raste  shumë  emergjente);
  • Kontroll të vazhdueshme të stafit  nga Mjeket  të cilët  veç  janë në qendra korrektuese dhe ato të paraburgimit;
  • Kontroll të vazhdueshme të të burgosurve, të cilët kanë ndonjë simptomë  infektive;
  • Furnizim brenda burgjeve për të burgosurit  me material higjenik, siç janë: Shampon, sapun dhe dezinfektues për duar;
  • Furnizim me ujë të nxehtë 24 orë brenda burgjeve.

Deri më tani në Kosovë, 16 persona të testuar, kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Të ngjashme