Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, vizitoi sot shkollën e re që është afër përfundimit në lagjen Arbëria.
“Për këtë shkollë kemi pasur për 2 vite masë nga gjykata për ndalimin e punimeve, sepse kur është nisur nga qeverisja e LDK-së, është nisur në një tokë private, pa u definuar mirë në kadastër”, tha Ahmeti.
“Tash na kanë mbetur edhe më pak se 2 muaj punë që të përfundojë ndërtimi i shkollës, me ç’rast do të reduktohet numri i nxënësve në shkollat “Meto Bajraktari”, “Qamil Batalli” dhe “Faik Konica”. Do të jetë një nga shkollat më të mira në Prishtinë, duke marr parasysh që është pranë parkut të lagjes Arbëria”, tha Ahmeti, i cili po garon edhe për një mandat në krye të Komunës.