Tërheqja e qeverisë nga qëndrimet e vendimet e veta përmes të cilave e ka mbajtur peng Kosovën dhe një gjendje tensioni duke e ngritur kurben e gjykimit deri te një mundësi sulmi ushtarake e lufte në veri, pra një psikoze lufte te qytetarët, me mbajtjen e isos diplomatike të dështakëve të BE siç janë ndërmjetësit Borel e Lajcak, po rezulton të jetë ajo çfarë kam paralajmëruar para datës 26 Maj, se strukturat kriminale në Serbi “do ta bartin zjarrin e pakënaqësisë kundër regjimit të Vuciqit në Serbi, në Kosovë”.
Pasi ndodhi 26 Maji, kam gjykuar se kjo po bëhet në shërbim të Vuciqit, për ta shpëtuar nga revolta qytetare e rrëzimit nga pushteti me pasoja, por edhe për skenarin që kisha paralajmëruar me 26 Shkurt, një ditë para marrëveshjes së Brukselit dhe kumulativisht asaj të Ohrit për “autonominë territoriale, ppolitike e kulturorre të komunave serbe në Veri me një “Republikë Autonome Serbe” të hapur edhe për vendbanimet ku dominojnë serbet në brendi të territorit dhe për objektet e kultit, si rezultat i marrëveshjes së Brukselit dhe kalimit të pronësisë ortodokse shqiptare në pronësi të shteti dhe kishës serbe përkatësisht ruse dhe sinodit me seli në Dedinje të Serbisë.
Pra tani u tërhoq kjo qeveri dhe çështja shtrohet se, për ti plotësuar kushtet e deeskalimit që i vendosi BE dhe e kërkuan edhe vetë përfaqësuesi i SHBA, nuk kishte ndonjë mospërputhje kushtetuese e ligjore.
Por, çështja shtarohet se, cilat nga kushtet që vuri Kryeministri u plotësuan?
A u arrit të legjitimohen mandatet e kryetarëve të zgjedhur ne proces te rregullt ne Veri, që po i mbanë si Oso Kukën ngujuat në kullat e komunave, siç po i quan KM shqiptarë?
A u krijuan kushtet për zgjedhje me pjesëmarrje të serbëve dhe mos impakt të Vuciqit e Serbis?
A u dëbuan apo arrestuan kriminelët, që i shpalli edhe organizatat terroriste, pra a u dëbuan terroristët, për të krijuar në ambient të sigurte për të mbajtur zgjedhje?
A ja kërkoi këtë kusht ta plotësojnë ata që e kanë mandatin ta bëjnë këtë PUN dhe QUINT?
Çka përfitojë Kosova nga e tërë kjo maskaradë politikë e kryeneçësisë së Kurtit?
Modeli i udhëheqjes së Vuçiqit e Kurtit, është i njohur për ata që kanë memorie politike dhe politikës i çasen si shkencë.
Me filozofi, metodologji veprimi, retorikë e doktrina nacional shoviniste, ka ardhur e përfunduar, duke lënë pasoja të pa rikuperueshme, për vrnfin e popullin e tj që e ka përkrahur verbërisht nga nacional shovinizmi, edhe Millosheviçi.
Pra, edhe ky (Albini) në fund, pranoi çdo gjë, sikur ai dikur, që rezistonte një kohë të shkurtër ndaj ndërmjetësve diplomatik ndërkombëtarë dhe më pas bënte çfarë i thuhej.
Por, duke bartur edhe konsekuencat e veprimeve të veta nga krenaria e kryeneçësia, meqë mangësitë psiko-shëndetësore nuk mund e as nuk guxohej ti vihen në pah.
Pikërisht njëjtë veproi edhe ky, me të vetmin qëllim krijimin e rrethanave imponuese për të pranuar “Zajednicen, gjë që shihet nga deklarimet e tij, kur dha “zotimin për realizim të Marrëveshjes së Ohrit”, që do të thotë pranim i “zajednices” bazuar në “Statutin e Beogradit”.
Krejt kjo lojë bëhet për ta “shpëtuar fytyrën”, sikur se Millosheviqi dikur, që thoshte në fund “po detyrohem të veproj”.
Edhe Kryeministri ynë, pritet të dalë tani me deklaratën që, “Për hir të paqes e bëra! Fitoj paqja! Askush nuk ka humbur, pos paqes që u fitua, e me të fituam të gjithë”!
Ajo çka përbën shqetësim real është droja se Kryeministri ashtu si shumë herë tjera për këto tre vite qeverisje, edhe kësaj radhe mund të teriqet nga vendimmarrja dhe me ketë do ta vë shtetin në rrezik.
Autori është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.