Shkollat dhe universitetet në Pekin do të hapen në qershor

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Shkollat dhe universitetet në Pekin do të hapen në muajin qershor, ka njoftuar Li Yi, zëdhënës i Komisionit për Shëndetësi.

Nxënësit e shkollave të mesme të ndarë nëpër kategori të caktuara do të mund t’ia rinisin mësimit më 1 qershor, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Për shkollat fillore – nxënësit nga klasa e parë në të tretën nuk është konfirmuar, ndërsa ata nga klasat katër-pesë bankave do t’u kthehen me 8 qershor.

Komisioni për Shëndetësi i Pekinit u ka bërë thirrje shkollave që të punojnë shumë në parandalimin e përhapjes së Covid-19 në institucionet e tyre.

Universitetet kineze do të mund të hapen në baza vullnetare, derisa kampuset e tyre të implementojnë masa për kontrollin e epidemisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme