Kosova nuk do të mbyllë shkollat e Gylenit edhe pse kërkesa prej qeverisë Turke është duke u bërë tash sa kohë me presion të shtuar. Vetë zyrtarët e lartë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, e disa ministria e deputetë i kanë fëmijët në këtë shkollë.
Ndërkohë që është hera e gjashtë që Turqia e bënë një kërkesë të tillë nga Recep Tayyip Erdogan. Anëtarë të Komisionit Parlamentar për Arsim i bëjnë thirrje shtetit turk që të qërojë hesapet politike ndërmjet rrymave politike në territorin e vet dhe të mos përzihet në politikat arsimore të vendeve tjera.
Shkollat që janë kërkuar të mbyllën në Kosovë nga Erdogani, janë shkollat ku janë shkolluar e po shkollohen shumë fëmijë të politikanëve, udhëheqësve kosovarë si dhe fytyra të tjera publike në vend. Ky rrjet i shkollave në Kosovë është hapur nga fondacioni i Fetullah Gulenit, kundërshtari politik i Erdoganit. (Zeri)