Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Pupovci ka sqaruar se me 18 tetor ato shkolla që janë shfrytëzuar si qendra votimi, mësimin do të mbajnë online, ndërsa shkollat e tjera mësimin do të mbajnë në mënyrë fizike.
“Me datën 18 tetor, është vendosur që në këto shkolla që janë qendra votimi të punohet me skenarin C pra me mësim në distancë”.
Pupovci tha se nga 779 shkolla fillore e të mesme në 539 prej tyre punojnë me prezencën e nxënësve në klasë, 228 prej tyre me skenarin A dhe 13 me skenarin B për shkak të numrit të madh të nxënësve.
“Siç e dini edhe këtë vit procesi mësim organizohet me skenarët A,B,C mirëpo këtyre ju është shtuar edhe skenari me rikthimin e në shkolla. Skenarët zbatohen varësisht nga situata”.
“Nga 779 shkolla fillore dhe të mesme 539 punojnë me skenarin e rikthimit të plotë dhe me prezencë fizike, me skenarin A punojnë 228 shkolla, 13 shkolla në Kosovë kemi që punojnë me skenarin B për shkak të numrit të madh të nxënësve. Në vazhdimësi janë duke u regjistruar nxënësit në platformën shkolla.org”.
Pupovci ka folur edhe për mungesën e teksteve shkollore, derisa tha se shumë prej DKA-ve nuk kanë bërë kërkesën e saktë të teksteve në raport me numrin e nxënësve.
“Duhet ta dini se sipas udhëzimit administrativ, tekstet shkollore në shkolla, duhet të ripërdoren dhe ia shpërndajnë gjeneratës vijuese. Është kërkuar në mënyrë të qartë që shkollat t’i mbledhin tekstet për klasën 6,7,8,9 dhe DKA-të kërkesat i kanë hartuar përmes kësaj kërkese”.
“Gjatë këtyre vizitave të komisionit kemi gjetur se shpërndarja është bërë në bazë të kërkesës por nga disa drejtori nuk janë bërë kërkesat e sakta në raport me numrin e nxënësve”.
“Kostoja e teksteve të reja është diku mbi 8 milionë është”, tha ai para gazetarëve, raporton EO.
E sipas, të dhënave, ai thotë se shkalla e vaksinimit te mësimdhënësit është 94% e ku prej tyre 81% kanë marr të dyja dozat e vaksinës.
“Nga 17 mijë mësimdhënës vetëm 4 raste kanë rezultuar me Covid-19”, ka shtuar Popovci.
“Ne e dimë se shkollat serbe në Kosovë punojnë me kurrikulën e Serbisë, nuk kam informacion nëse përfshihet kjo lëndë në kurrikulën e tyre, por mund të supozoj. Është dukuri që duam ta evitojmë”