Shkon ditën e parë në shkollë, zhduket 14-vjeçari

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 14:46 | Nga

Një 14 vjeçar është denoncuar i zhdukur në polici nga familjarët e tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Vlorë.

Sipas burimeve nga policia raportohet se 14-vjeçari Arjol Muçaj, nxënës i klasës së 9-të në shkollën “24 Maji” nuk është kthyer në shtëpi që prej mëngjesit të djeshëm kur është nisur për në shkollë në mëngjes.

Familjarët të shqetësuar kanë denoncuar zhdukjen e djalit të tyre në polici, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.

“Na ndihmoni ta gjejmë, kush ta informacion të kontaktoj në polici”, apelojnë familjarët.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme