Kadrijaj: Është turp largimi i gazetarit Ernes Luma nga puna për shkak të fjalës së lirë

Prishtinë | 15 Tet 2026 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar largimin e gazetarit Ernes Luma nga puna, duke e cilësuar këtë si të padrejtë dhe duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të reagojë ndaj këtij veprimi, raporton Ekonomia Online.

Kadrijaj, gjatë fjalimit të saj në Kuvend, ka thënë se liria e shprehjes duhet të mbrohet dhe se askush nuk duhet të përjashtohet nga institucionet apo të ndëshkohet për shkak të qëndrimeve të shprehura publikisht.

“Duhet të jemi azhure dhe kritik ndaj veprimeve që i ndërmerr kjo qeveri. Të shuhet fjala e lirë e të dënohet, të përjashtohen njerëzit nga institucionet për shkak të fjalës së lirë, kjo nuk duhet të lejohet nga ky kuvend. këtu kam një foto nga lëvizja studentore, në këtë foto është Albin Kurti, por edhe gazetari Ernes Luma, i cili këto ditët e fundit për shkak të fjalës së lirë, statuseve të tij është larguar nga puna. Kjo nuk është e drejtë, secili kemi integritetin, personalitetin dhe Ernes Luma është një gazetarë me integritet e personalitet. Si mundet Albin Kurti, shokun e tij me lejua me e largua nga puna, kjo është turp e marre. Reflekto se e ke shok, dhe mos lejo këta njerëz me largu gazetarë që janë me integritet”, tha Kadrijaj.

Të ngjashme