Shkon në 37 numri i të vdekurve nga shembja e pallatit në Rusi

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në 37 numri i trupave të gjetur nën rrënojat e një blloku pallatesh që u shemb të hënën në Rusi.

Viktima janë gjetur nën rrënoja nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Shpërthimi ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit, duke dëmtuar 48 apartamente në një ndërtesë 10-katëshe në qytetin industrial të Magnitogorsk, rreth 1,700 km në lindje të Moskës.

Numri i të vdekurve është rritur në mënyrë progressive ditët e fundit, ndërsa shpëtuesit po luftojnë me motin e ftohtë për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

Deri mëngjesin e së enjtes, trupat e 22 prej 37 të vdekurve janë identifikuar.

Ndërsa po hetohet shkaku i shpërthimit. Në bazë të hetimeve paraprake mendohet se ngjarja e rëndë ndodhi nga rrjedhja e gazit.

Shpërthimet nga gazi janë relativisht të zakonshme në Rusi për shkak të infrastrukturës së vjetëruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme