Shkon në mbi 126 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Itali

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Italia edhe më tej po vazhdon të regjistroj viktima si pasojë e COVID-19.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, Italia radhitet e 8’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të reja të infektuara me COVID-19.

Deri tani në këtë shtet janë regjistruar 4 milion e 223 mijë e 200 raste të infektuara me koronavirus.

Ndërsa numri i viktimave ka shkuar 126 mijë e 283 viktima.

Në Itali, 3 milion e 886 mijë e 867 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 210 mijë e 50 raste janë aktive me këtë virus.

933 persona raportohet të jenë në gjendje të rëndë shëndetësorë pas infektimit me COVID-19.

Italia deri tani ka testuar 66 milionë e 620 mijë e 345 persona kundër këtij virusi.

Ndërsa, ky shtet tashmë një kohë ka filluar edhe me vaksinimin e qytetarëve

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme