Shkon në mbi katër milionë, numri i të infektuarve me Coronavirus

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Vazhdon të rritet numri i rasteve dhe viktimave nga Coronavirusi. Sipas raportimeve të fundit, numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në katër milionë e 14,436. Numri i të vdekurve, ka shkuar në 276 mijë e 251 persona.

Derisa, numri i pacientëve të shëruar në mbarë botën ka shkuar në një milion e 387,230. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 322,163 të infektuar dhe 78,616 të vdekur nga Covid-19.

Spanja renditet e dyta ku në total ka 260,117 raste dhe 26,299 të vdekur. Italia renditet e treta me 217,185 raste në total dhe 30,201 të vdekur. Pas Italisë renditet Britania e Madhe me 211,364 raste dhe 31,241 raste.

Rusia renditet në vendin e pestë me 187,859 raste në total por ka një numër të ulët të vdekjeve me 1,723 të vdekur. Pas Rusisë renditet Franca me 176,079 raste dhe 26,230 të vdekur. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme