Një çift, që u zhduk 75 vjet më parë në Alpe, u zbulua pas shkrirjes së një akullnaje në Zvicër.
Zbulimi i tyre i jep fund dekadave të tëra me dyshime për shtatë fëmijët e çiftit.
Trupat e Marcelin Dumoulin dhe gruas, Francine, u gjetën pranë njëri-tjetrit në masivin Diablerets në jug të Zvicrës.
Krahas trupave gjendeshin edhe çantat e shpinës, një libër dhe një orë.
Marcelin, në atë kohë 40 vjeç, punonte si orëndreqës.
E shoqja, në atë kohë 37 vjeç, ishte mësuese.
Çifti u zhduk më 15 gusht të vitit 1942 pasi u ngjitën në një resort skish.
Pas dy muajsh kërkim ata u shpallën të humbur dhe shtatë fëmijët u vendosën në një jetimore.
Tashmë çifti do varroset në një kishë.
Vajza e tyre tha se nuk do të veshë rroba të zeza.
“Do vishem me të bardha, pasi kjo simbolizon shpresën”, tha Marceline.