Përfaqësuesi opozitarë në Serbi, Aleksandar Jovanoviq, lideri i Lëvizjes Ekologjike në Serbi, Mirosllav Aleksiq nga Partia Popullore dhe Danijela Nestoroviq, deputete në Parlamentin e Serbisë, kanë vizituar sot protestuesit në Zveçan, të cilët po protestojnë për të 26-n ditë kundër prezencës së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë në veri.
Prezenca e këtyre opozitarëve ka ngjallur tensione në mes të protestuesve, me ç ‘rast mbështetësit e Listës Serbe dhe ata të opozitës janë sharë e fyer verbalisht, ndërsa ka pasur edhe shtyrje mes vete.
Ata thanë para gazetarëve se kanë ardhur këtu për t’u solidarizuar me protestuesit, sepse gjendja e popullatës këtu është e njëjtë sikurse edhe e atyre në Serbi.
“Gjendja si në Kosovë është për çdokënd edhe në Serbi. Qe 10 vjet, nën udhëheqjen e këtij pushteti kjo gjendje është pothuajse kështu, andaj një ditë pushtetarët kanë me dhënë përgjegjësi për këtë”, thanë mes tjerash ata.