Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka bërë të ditur se Shkumbin Ahmetxhekaj është zgjedhur drejtor i përgjithshëm me mandat trevjeçar.
Në njoftimim për medie thuhet se për herë të parë i gjithë procesi i vlerësimit dhe intervistimit ka qenë tërësisht transparent.
“Në çdo fazë të procesit kanë qenë të ftuar monitoruesit nga shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare, por ka pasur edhe qytetar të interesuar që kanë marrë pjesë në monitorim”.
“Pyetjet për kandidatët janë bërë në prani dhe bashkë me monitoruesit rreth gjysmë ore para se të fillojnë intervistat. Edhe propozimet e monitoruesve janë marrë parasysh gjatë përpilimit të gjashtë pyetjeve”, thuhet në komunikatë.
Tutje, bëhet e ditur se në procesin e intervistimit janë paraqitur nëntë kandidatë, ku një prej tyre nuk e ka vazhduar garën.
Ky ishte rezultati i kandidatëve pas intervistimit: