Tetë persona janë lënduar më lehtë në gjithsej 12 aksidente rrugore që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Në 8 aksidentet është shkaktuar dëm material.
Policia ka sanksionuar 40 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 4 shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit si dhe 16 shoferë para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit.
Nga trafiku janë përjashtuar 17 automjete të paregjistruara, 37 shoferë për shfrytëzimin e telefonit gjatë kohës së drejtimit të automjetit si dhe 21 shoferë nuk kanë përdorë rripin e sigurimit gjatë kohës së drejtimit të automjetit.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 67 automjete.