Shkup, dy persona nën hetime për plaçkitje

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Prokurori Publik ka sjell vendim për procedure hetimore kundër dy personave, të dyshuar për grabitje me dhunë.

Personat në fjalë mbrëmë kanë hyrë në objektin e “Astra krediti” në rrugën Londonska në Shkup dhe nën kërcënim të armës nga një e punësuar kanë marrë 300 mijë denarë.

Dy të dyshuarit pas kësaj janë larguar nga vendngjarja me motoçikletë e cila ishte e parkuar në afërsi të objektit të “Astra krediti”. Personat në fjalë i përkasin moshës 22 dhe 23 vjeç.

Prokurori publik vlerësoi se janë plotësuar kushtet ligjore, kështu që deri tek gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Penale-Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme